Juventus po shqyrton një tjetër emër për repartin ofensiv. Sipas La Gazzetta dello Sport, bardhezinjtë kanë rikthyer në radar sulmuesin brazilian Richarlison, i cili mund të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere. Edhe pse Randal Kolo Muani mbetet objektivi kryesor, drejtuesit e Juventusit e konsiderojnë Richarlisonin një mundësi të favorshme në merkato.
Kontrata e brazilianit me klubin anglez skadon pas një viti, ndërsa trajneri Roberto De Zerbi nuk e sheh si të paprekshëm. Në Torino besojnë se Richarlison mund të rigjejë formën e tij më të mirë dhe të jetë përforcimi i duhur për sezonin e ri.
