Jo vetëm Kolo Muani

0%

Juventus po punon ende për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ri. Dy nga repartet ku duhet të ndërhyet me patjetër është sulmi dhe porta dhe zgjidhja për këtë mund të vijë nga PSG. Tashmë dihet që objektivi kryesor i bardhezinjve për sulmin është Kolo Muani, i cili nuk pjesë në projektin e Luis Enrique, por PSG kërkon 40-50 milionë euro për ta lënë të lirë.

Një tjetër objektiv i bardhezinjve është edhe Lucas Chevalier. Portieri 24-vjeçar i transferuar me shumë bujë për 50 milionë euro nga Lille në verën e kaluar, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë ndaj tij dhe përfundoi si zgjedhje e dytë pas Matvey Safonov.

I pakënaqur me minutat e vëna në dispozicion nga Luis Enrique, Chevalier po mendon largimin dhe Juventus mund të ishte destinacioni ideal për të. Vlera në treg e Chevalier sipas Transfermarkt është 25 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot