Italia goditet nga një tërmet me magnitudë, banorët dalin në rrugë

0%

Një tërmet me magnitudë 4.1 u regjistrua menjëherë pas mesnatës së së shtunës në mëngjes nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) i Italisë. Epiqendra ishte në Pizzone, në provincën e Isernias (Molise), në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, transmeton Telegrafi. Tërmeti u ndje në të gjithë provincën dhe gjithashtu në Chieti, L’Aquila dhe Caserta.

Shumë njerëz dolën në rrugë nga frika. Një dridhje e dytë, me magnitudë 2.2, u regjistrua në të njëjtën zonë në orën të mëngjesit, në një thellësi prej 9 kilometrash. Provinca e Isernias ishte prekur tashmë nga dy dridhje me magnitudë 2.5 në janarin e kaluar. Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar ose dëme. “Jam në kontakt të vazhdueshëm me Mbrojtjen Civile rajonale.

Për fat të mirë, nga një inspektim fillestar dhe i rëndësishëm, nuk është gjetur asnjë dëm në njerëz apo pronë. Njerëzit qëndruan në rrugë deri vonë, kryesisht për shkak të gjendjes së ankthit që u krijua”, tha kryetari i bashkisë së Pizzone-s, Vincenzo Di Cristofano, duke folur për mediat lokale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Evento sismico ML 4.1 in provincia di Isernia, 25 luglio 2026 — INGVterremoti (@INGVterremoti) July 24, 2026

Burimi: Telegrafi