Dani Olmo ka reaguar për incidentin e krijuar në fund të ndeshjes mes Spanjës dhe Argjentinës, ku pati tensione mes futbollistëve dhe pjesëtarëve të stafit argjentinas. Ngjarja bëri bujë të madhe në media dhe rrjetet sociale, ku u publikuan pamje të ndryshme nga ajo që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes.
Përveç videove, në ditët në vijim u publikuan edhe regjistrime audio, në njërin prej të cilëve Roberto Ayala, pjesë e stafit të Argjentinës, dyshohet se kërkon falje për incidentin. Megjithatë, Olmo nuk duket se e ka pranuar këtë falje. Futbollisti spanjoll ka argumentuar se një kërkimfalje humb kuptimin nëse në të njëjtën kohë tentohet të justifikohet veprimi.
U kap duke sulmuar Dani Olmon pas finales së Botërorit, legjenda argjentinase thyen heshtjen “Nëse dikush thotë se i vjen keq dhe në të njëjtën kohë e justifikon grushtin dhe pretendon se ishte një reagim ndaj fyerjes sime, atëherë ndoshta nuk i vjen keq vërtet.
Nuk po e thonë të vërtetën, sepse unë nuk u thashë asgjë dhe për këtë arsye nuk kam nevojë për faljen e tyre”, ka deklaruar Olmo. 23-vjeçari ka mohuar kështu pretendimin se incidenti ishte shkaktuar nga ndonjë provokim apo fyerje e tij ndaj pjesëtarëve të Argjentinës.
Olmo ka preferuar të mos ndalet vetëm te ajo që ndodhi, por ka dhënë edhe një mesazh për mënyrën se si duhet të sillemi pas gabimeve, duke e bërë të qartë se përgjegjësia dhe sinqeriteti janë më të rëndësishme sesa përpjekja për ta arsyetuar një veprim.
“Ajo që na përcakton vërtet nuk është gabimi, por guximi për ta pranuar atë me përulësi, ndershmëri dhe dinjitet”, ka përfunduar Olmo./ Telegrafi
