Kang-in Lee është tani edhe zyrtarisht një lojtar i Atletico Madrid. Koreani, i cili vjen nga Paris Saint-Germain, bashkohet me Rojiblancos si transferimi i tretë i madh i verës dhe pasi kanë qenë një objektiv për disa vite.
Atletico Madridi ka vazhduar me transferime këtë afat kalimtar të verës, pasi trajneri Diego Simeone synon t’i bëjë konkurrencë Barcelonës dhe Real Madridin në garë për titullin e La Ligës. Pas transferimit të Alejandro Grimaldos nga Bayer Leverkusen për 22 milionë euro dhe Marten Hjulmand nga Sporting Lisbona për 40 milionë euro, Aletico ka konfirmuar edhe transferimin e tretë të verës.
Completando el paddock ☝️ pic.twitter.com/k5ldfxDLLQ — Atlético de Madrid (@Atleti) July 25, 2026 Bëhet fjalë për mesfushorin me tipare sulmuese, Lee Kang-in, i cili është transferuar nga Paris Saint-Germain për një shifër të raportuar prej 40 milionë eurosh.
Njoftimi për transferimin e yllit nga Koreja e Jugut ka ardhur nga faqet zyrtare e klubit madrilen, të cilët kanë njoftuar se 25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.
Bienvenido al Atleti, Kang In ❤️🤍 Acuerdo con el Paris Saint-Germain para el traspaso del internacional coreano, que firma por nuestro club hasta el 30 de junio de 2031. ➡️ pic.twitter.com/ILeAQPiQ9u — Atlético de Madrid (@Atleti) July 25, 2026 “Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Kang In Lee, i cili ka nënshkruar për klubin tonë deri më ”, thuhet në njoftimin e Los Colchoneros.
Ndryshe, Kang-in Lee e njeh mjaft mirë kampionatin spanjoll pasi në të kaluarën ka luajtur me klube si Valencia dhe Mallorca, para transferimit te PSG.
