Arsenali vë në shënjestër transferimin e Vinicius Jr.

0%

Arsenali po shqyrton mundësinë e një lëvizjeje të madhe në merkaton e verës, pasi në radarët e klubit londinez ka hyrë ylli i Real Madridit, Vinicius Junior. Sipas gazetarit të besueshëm David Ornstein, interesimi i “Topçinjve” është ende në fazën e hershme dhe deri më tani nuk ka bisedime zyrtare mes Arsenalit dhe Real Madridit për një transferim të brazilianit.

Mikel Arteta dhe drejtuesit e klubit po analizojnë mundësinë e realizimit të një operacioni që do të ishte ndër më të mëdhenjtë në historinë e Arsenalit, megjithëse për momentin nuk ka negociata konkrete.

Vinicius Junior mbetet një nga futbollistët më të rëndësishëm të Real Madridit dhe çdo përpjekje për ta transferuar pritet të jetë jashtëzakonisht e vështirë, si për shkak të vlerës së tij në treg, ashtu edhe rolit kyç që ai ka në skuadrën madrilene.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për momentin, bëhet fjalë vetëm për një interes fillestar nga ana e Arsenalit, ndërsa mbetet të shihet nëse ky interes do të shndërrohet në bisedime konkrete gjatë javëve në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com