AJ dhe Prenga vlerësojnë atributet e njëri-tjetrit në boks: Nga

0%

Anthony Joshua dhe Kristian Prenga u përballën me një sfidë interesante para duelit të sotëm (e shtunë) në Jeddah, duke vlerësuar veten dhe kundërshtarin në gjashtë aspekte të boksit. Boksieri shqiptar do të ndeshen mbrëmjen e sotme nga ora me britanikun e famshëm në Jeddah të Arabisë Saudite në një duel shumë interesant në kuadër të peshave të rënda.

Pas përballjeve ‘sy-më sy’, matjeve zyrtare dhe konferencave për shtyp, Prenga dhe Joshua u përballën me një sfidë interesante, ku ju kërkua ta vlerësojnë atributet e njëri tjetrit në të gjitha aspektet e boksit.

Prenga ka një mesazh për shqiptarët para meçit të jetës kundër Joshuas Shpejtësia (Speed) Në vlerësimin e shpejtësisë, Anthony Joshua nuk bëri asnjë dallim mes vetes dhe kundërshtarit, duke i dhënë të dyve notën maksimale 10/10. Ndërkohë, Kristian Prenga e vlerësoi veten me 9/10, ndërsa Joshua mori vetëm , duke lënë të kuptohet se e konsideron veten më të shpejtë në ring.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fuqia (Power) Kur u pyetën për fuqinë e goditjeve, të dy boksierët treguan respekt maksimal për njëri-tjetrin. Joshua dhe Prenga i dhanë vetes dhe rivalit notën 10/10, duke pranuar se secili zotëron fuqi të jashtëzakonshme nokauti. Mentaliteti (Mentality) Edhe te aspekti mendor, Joshua vlerësoi si veten ashtu edhe Prengën me 10/10.

Prenga, nga ana tjetër, i dha vetes notën maksimale, por u shpreh se Joshua “për momentin” është rreth 5/10, duke aluduar se britaniku nuk është në kulmin e tij nga ana psikologjike. Mbrojtja (Defence) Joshua vazhdoi të shpërndajë nota maksimale për të dy, edhe sa i përket mbrojtjes.

Prenga ishte më kritik, duke i dhënë vetes 8/10, ndërsa ish-kampionin e botës e vlerësoi me vetëm 6/10 në këtë aspekt. Inteligjenca në boks (Boxing IQ) Për inteligjencën në ring, Joshua i dha sërish të dyve notën 10/10. Prenga e vlerësoi veten me 8/10, ndërsa pranoi se Joshua meriton 10/10, duke e konsideruar britanikun superior në leximin e ndeshjes dhe përvojën taktike.

Aura (Aura) Në fund erdhi pyetja për “aurën”. Joshua nuk hezitoi t’i japë vetes dhe Prengës notën 10/10. Edhe shqiptari fillimisht vlerësoi veten me notën maksimale dhe, me një buzëqeshje, tha për Joshua: “Nuk e di… ndoshta edhe ai 10/10”, duke e mbyllur sfidën me respekt të ndërsjellë para përballjes së madhe. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi