Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht, duke filluar nga ora . Datën e seancës Haxhiu e bëri të ditur gjatë një konference për media, pasi më herët kishte paralajmëruar se Kuvendi do të mblidhej në fillim të muajit gusht.
Ajo deklaroi se deri më tani nuk ka pasur dakordim ndërmjet partive politike për zgjedhjen e presidentit të ri, duke thënë se kjo ishte edhe arsyeja pse data e seancës konstituive nuk ishte shpallur më herët. Në seancën e 6 gushtit pritet të bëhet zgjedhja e kryetarit apo kryetares së Kuvendit, si dhe e nënkryetarëve të këtij institucioni. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
