Saliu pas humbjes së rëndë: Bëmë disa gabime kardinale

0%

Trajneri i Arsimit, Vildan Saliu, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes së thellë 5:1 ndaj Tikveshit, në ndeshjen e javës së parë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. Pas përfundimit të takimit në Kavadar, ai pranoi se kundërshtari e meritoi fitoren dhe se gabimet e shumta të skuadrës së tij ishin vendimtare për rezultatin. “Tikveshi e meritoi fitoren.

Gabimet tona bënë që të përfundonim me këtë rezultat të keq. Bëmë disa gabime kardinale, të cilat është shumë e vështirë të korrigjohen, sidomos kur përsëriten disa herë gjatë ndeshjes. Kemi shumë punë për të bërë në periudhën e ardhshme dhe duhet të përqendrohemi në eliminimin e këtyre gabimeve. Sezoni sapo ka nisur dhe kjo duhet të jetë një mësim për ndeshjet e ardhshme”, deklaroi Saliu.

Arsimi e nisi sezonin me një disfatë të rëndë, ndërsa trajneri beson se skuadra do të nxjerrë mësime nga kjo humbje për të reaguar në vazhdim të kampionatit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot