Policia e Shqipërisë: Vetëvritet i dyshuari që mori peng ish të

0%

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se shtetasi R. B., 35-vjeç, i cili vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit, në Roskovec të Fierit.

Sipas njoftimit të Policisë shqiptare, pas lirimit të ish të dashurës, shtetasen R.P., falë veprimeve profesionale të Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

“Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe, rreth orës , dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit”- thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Grupi hetimor, sipas njoftimit, nën drejtimin e prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Sipas Policisë shqiptare, të premten rreth orës 6 të mëngjesit, ndodhi një ngjarje e rëndë kriminale në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi R.

B., 35-vjeç, vrau me armë gjahu babanë e ish të dashurës së tij, plagosi nënën e saj, mori peng ish-të dashurën dhe u largua me automjet nga vendi i ngjarjes. Sipas njoftimit, për shkak të rrezikshmërisë së lartë të autorit dhe dinamikës së ngjarjes, u kërkua ndërhyrja e Forcës Speciale “RENEA”.

Policia bëri të ditur se pas lokalizimit të autorit, shërbimet e Policisë e rrethuan atë dhe nisën negociatat, pasi ai kërcënonte se do të vriste veten dhe ish të dashurën, të cilën e mbante peng. “Falë profesionalizmit, qetësisë dhe veprimeve të mirëkoordinuara të efektivëve të Policisë, fillimisht u bë i mundur lirimi i shtetases që mbahej peng në automjet, kundër vullnetit të saj.

Ajo u transportua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”- thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook. Negociatat me të dyshuarin vijuan me qëllim që ai të dorëzohet pa shkaktuar pasoja të tjera, deri në orët e pasditës, kur policia njoftoi se i ai dyshohet se vrau veten.

Burimi: Kallxo