Në seancën e të premtes, , të gjykimit të Elijon Hoxhajt, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë, dhe të Erion Susurit, Arbër Hoxhajt dhe Orhan Ademajt, të akuzuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë në tentativë, në cilësinë e dëshmitarit është paraqitur Florent Bislimaj, i cili në këtë procedurë është palë e dëmtuar.
I pyetur nga prokurorja Ervehe Gashi lidhur me ngjarjet e ndodhura në parkingun e “ABI Çarshia” , Bislimaj deklaroi se natën e 29 dhjetorit 2024 kishte qenë me Albin Elshanin, Muharrem Elshanin dhe Rihan Gashin në organizimin “Verë në Dimër”, në “ABI Çarshia”. Sipas tij, derisa po largoheshin me veturë nga parkingu, për shkak të hapësirës së ngushtë, vëllai i tij L.
Bislimaj i kishte kërkuar me mirësjellje një personi që po ecte me dy vajza të largohej pak, për të shmangur prekjen nga vetura. “I thamë me mirësjellje të largohej pak, por ai u kthye dhe na ofendoi, e të na shante me rob”- tha Bislimaj.
Ai tha se pak çaste më vonë të njëjtin person e takuan sërish pranë daljes së “ABI Çarshisë”, ku pati shtyrje mes tij dhe Albin Elshanit, ku edhe i njëjti u mundua që ta qetësonte situatën. Sipas tij, askush tjetër nuk ka ndërhyrë në mes tyre.
Sipas dëshmitarit, më pas i njëjti person u shfaq me një veturë “BMW” duke lëvizur me shpejtësi në drejtim të tyre dhe ishte përpjekur që t’i godiste. “Erdhi me vrull në drejtimin tonë, dojke të na godiste me veturë, por nuk ndodhi sepse Albini e ndali makinën” – tha Bislimaj.
Tutje, dëshmitari deklaroi se disa minuta më vonë, ndërsa po lëviznin me veturë, i njëjti person u shfaq sërish, me disa persona të tjerë, të cilët u kërkonin që të ndaleshin, duke shtuar se njëri nga ta insistonte më shumë. “Na kërkonin të ndaleshim, na shanin dhe njëri prej tyre, që më vonë e kam kuptuar se ishte Erion Susuri, më shtyu me duar.
Aty e kuptova se kishin qëllim të na sulmonin”- tha Bislimaj. Ai shtoi se edhe kjo situatë u qetësua dhe grupi u largua me vetura. Megjithatë, disa minuta më vonë, derisa po shkonte drejt një pompe derivatesh, mori një telefonatë nga Elshani. “’Thirre Emergjencën se na kanë therë!’.
M’ka zënë paniku aty, ku më pas shkova menjëherë në Emergjencë për t’i njoftuar që të dërgonin ekipet në vendin e ngjarjes”- tha Bislimaj.
I pyetur nga avokati i të akuzuarit Erion Susuri, Hazer Susuri, nëse ka pasur ndonjë bisedë më të butë apo më njerëzore mes tyre, kjo pyetje u kundërshtua nga avokati i palës së dëmtuar, Blerim Mazreku, me arsyetimin se përgjigjja gjendet tashmë në deklarimin e dhënë në Prokurori. Si e tillë, pyetja u kundërshtua edhe nga trupi gjykues.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prizrenit, më , rreth orës , pas një mosmarrëveshjeje të ndodhur më herët në parkingun e Qendrës Tregtare “ABI Çarshia”, i akuzuari Elijon Hoxhaj dyshohet se ka thirrur Erion Susurin, Arbër Hoxhajn dhe Orhan Ademajn, me të cilët është takuar në afërsi të pompës së derivateve “Shell” në Prizren.
Sipas aktakuzës, katër të akuzuarit me dy automjete kanë ndjekur Muharrem Elshanin, Lutfi Bislimajn dhe Albin Elshanin. Prokuroria pretendon se pranë objektit të IPKO-s u kanë bllokuar rrugën të dëmtuarve, ndërsa Elijon Hoxhaj ka dalë nga vetura i armatosur me thikë dhe ka goditur Muharrem Elshanin në shpatullën e djathtë, Lutfi Bislimajn në pjesën lumbale të majtë dhe Albin Elshanin në këmbë dhe në parakrah, duke u shkaktuar lëndime trupore.
Për këto veprime, Elijon Hoxhaj akuzohet për veprat penale – vrasje e rëndë në tentativë dhe – armëmbajtje pa leje. Ndërkaq, Erion Susuri, Arbër Hoxhaj dhe Orhan Ademaj akuzohen se kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale, duke marrë pjesë në ndjekjen e të dëmtuarve, bllokimin e automjetit të tyre dhe sulmin fizik, duke krijuar, sipas Prokurorisë, kushtet që Hoxhaj të kryente sulmin me thikë ndaj tre të dëmtuarve.
Ata ngarkohen me veprën penale – ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë në tentativë.
