Policia vazhdon aksionet për shmangie tatimi në autoparkingje

0%

Shpërndaje në: Policia po vazhdon me aksionet për shmangie nga tatimi në autoparkingje nëpër Kosovë. Të enjten aksione u realizuan në Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan. Policia njoftoi se janë evidentuar shkelje të ndryshme nëpër to.

“Njësitet policore të DHKEK-së në koordinim dhe bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë, kanë realizuar një aksion inspektimi në disa auto-parkingje në qytete të ndryshme si Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan. Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga autoritetet sipas kompetencës”, thuhet në raportin e PK-së.

Javën e kaluar Policia pati ndërmarrë aksione të ngjashme edhe në Gjakovë, Gjilan e Viti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha