Pas sezonit më të mirë, Hadërgjonaj kërkon më shumë

0%

Shpërndaje në: Futbollisti me përvojë i Alanyasporit, Florent Hadërgjonaj, edicionin e kaluar e pati më të mirin në karrierë. Të premten për mediumin turk TRT, reprezentuesi i Kosovës ka theksuar se synon edhe më shumë. Mbrojtësi 31-vjeçar e mbylli edicionin me nëntë gola e 11 asistime në 35 paraqitje në kampionatin elitar dhe Kupën e Turqisë.

Alanyaspori përfundoi në pozitën e 11-të me 37 pikë. “E pata sezonin më të mirë të karrierës, tani synoj të përmirësohem edhe më shumë dhe të arrijmë tjera suksese”, ka deklaruar Hadërgjonaj. Hadërgjonaj karrierë ka bërë edhe tek Young Boysi, Ingolstadti, Huddersfieldi e Kasimpasha.

Burimi: Koha