Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Ka nisur gjykimi ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve për frikësim të dëshmitarëve. Prokurorja Florije Salihu Shamolli në fjalën e saj përfundimtare ka kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë, për veprat penale të cilat ngarkohen.
Prokuroria pretendon se ata, si grup kriminal, kanë kryer veprat penale: “Pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare” dhe “Frikësim gjatë procedurës zyrtare”, nga qershori i 2013-tës deri në shtator të 2015-s, duke i detyruar dy dëshmitarë që t’i ndryshojnë dëshmitë e tyre në rastin “Drenica”. Akuzat në rastin “Drenica” lidhen me keqtrajtim të civilëve në Likoc gjatë luftës.
Për të tashmë janë dënuar disa persona. Që të gjithë në seancat e mëhershme janë deklaruar të pafajshëm.
