Nicole Kidman është fotografuar gjatë fundjavës në Portofino të Italisë në shoqërinë e biznesmenit Michael Reinstein, duke ngjallur menjëherë spekulimet për jetën e saj personale. Aktorja 59-vjeçare u pa jashtë hotelit ku po qëndronte, e veshur me një set sateni, ndërsa bisedonte buzagaz me investitorin amerikan.
Në fotot e publikuara nga Page Six, Reinstein shihet duke qëndruar pranë dritares së hotelit të Kidman dhe duke u larguar pas një bisede miqësore. Michael Reinstein është themelues i kompanisë globale të investimeve Regent dhe bashkëthemelues i rrjetit televiziv USN.
Deri tani nuk dihet se çfarë lidhjeje ka ai me aktoren dhe as nëse mes tyre ka diçka më shumë sesa miqësi, por nga fotot duket se mes tyre ka disa shkëndija. Pas ndarjes, Kidman u shpreh se fokusi i saj mbetet familja. Në një intervistë për Variety, ajo tha se do të vazhdojë të ecë përpara duke ruajtur respektin për ish-bashkëshortin dhe fëmijët e tyre.
Edhe pse emri i saj është lidhur herë pas here me persona të ndryshëm, burime pranë aktores kanë këmbëngulur se ajo është beqare dhe e përqendruar te vajzat dhe karriera e saj. Për momentin, mbetet e paqartë nëse takimi me Reinstein ishte thjesht miqësor apo diçka më shumë.
