Vazhdon të rritet lista e kokëçarjeve të TikTok-un për Bashkimin Europian, me Brukselin që tani ka gjetur se parametrat e llogarive të fëmijëve janë të hapura për të rriturit dhe për rreziqet që i shoqërojnë, ka raportuar të premten () Euronews .
Komisioni Europian ka njoftuar se ka spikatur se TikTok-u nuk e ka mbrojtur si duhet privatësinë e fëmijëve në platformën e tij, duke ua lejuar të rriturve t’i shohin llogaritë e të miturve. Komisioni ka thënë se dështimi i ka ekspozuar fëmijët ndaj bullizmit kibernetik, kontaktet e padëshiruara dhe sjellja ngacmuese.
Të dhënat janë të fundit në një seri fushatash të BE-së ndaj teknologjisë, me Brukselin që ka prirë botërisht në rregullimin e firmave të mëdha teknologjike, përfshirë Metan dhe Applen. TikTok-u tani mund ta mbrojë veten dhe t’u kundërpërgjigjet gjetjeve të Brukselit zyrtar.
Nëse Komisioni Europian nuk është i kënaqur me përgjigjen e firmës kineze, mund të nxjerrë vendim të ashtuquajtur të mosbindjes dhe gjobë prej mbi 6 për qind të të ardhurave vjetore të kompanisë.
Komisioni ka hetuar TikTok-un për moszbatueshmërinë e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA), institucioni i BE-së për udhëzimin e platformave online, që nga shkurti 2024, kur kompania sipas ligjit ishte kategorizuar si Platformë Shumë e Madhe Online. Nuk është hera e parë që hetimi ka rezultuar me të dhëna të ngjashme për TikTok-un.
Në shkurt, Komisioni kishte gjetur se platforma kishte shkelur një tjetër pjesë të DSA-së për “disajnin e varësisë”, duke spikatur elemente si “autplay” dhe “scroll” i pafund, për të cilat u tha se mund të shkaktonin dëme fizike dhe mendore për përdoruesit, sidomos në mesin e të miturve.
TikTok-u atëherë i kishte hedhur poshtë gjetjet, duke e quajtur vlerësimin e Komisionit si “kategorikisht të rrejshëm”. TikTok-u është sfiduar me dyshime për shkelje edhe në raste tjera jashtë fushëveprimit të DSA-së.
Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave ka gjobitur kompaninë me 345 milionë euro më 2023 për shkelje të rregullave europiane të të dhënave, duke ua lejuar fëmijëve nën 13 vjeç dhe për dështim të ofrimit të garancive të duhura të sigurisë.
TikTok-u ishte dënuar ndaras edhe me 530 milion euro prej të njëjtit rregullator lidhur me transferimin prej tij të të dhënave të përduesve europianë në Kinë, vendim që sivjet është fuqizuar edhe prej Gjykatës së Lartë të Irlandës. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
