Napoli nxjerr në shitje Luis Hasën

0%

Luis Hasa, mesfushori i grumbulluar së fundmi nga trajneri Maran, do të vazhdojë karrierën te Frosinone. Napoli ka zyrtarizuar transferimin përfundimtar të 22-vjeçarit te skuadra e sapongjitur në Serie A. Ai përfaqësoi ekipet zinxhir të Italisë, por në qershor të vitit 2026 debutoi me Kombëtaren shqiptare, duke u bërë pjesë e projektit të kuqezinjve nën drejtimin e Maranit.

Mesfushori është produkt i akademisë së Juventusit. Pas largimit nga bardhezinjtë, ai u transferua te Lecce dhe në janar të vitit 2025 firmosi me Napolin. Sezonin e kaluar e kaloi në formë huazimi te Carrarese në Serie B, ku zhvilloi 31 ndeshje, realizoi pesë gola dhe dha katër asistime. Hasa nuk debutoi asnjëherë me fanellën e Napolit në Serie A.

Tashmë, me kalimin te Frosinone, ai pritet të ketë mundësinë e parë për të luajtur në elitën e futbollit italian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot