Kontrollet ndaj mjeteve të mbingarkuara vazhdojnë, shqiptohen mbi 15

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha ka njoftuar se Departamenti i Sigurisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po vazhdon kontrollet në terren ndaj mjeteve që tejkalojnë peshën e lejuar. Sipas njoftimit, vetëm gjatë kësaj jave janë evidentuar 27 kundërvajtje, ndërsa janë shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 15 mijë e 40 eurosh.

Basha ka bërë të ditur, se mbingarkesa e mjeteve të rënda paraqet rrezik për sigurinë në trafik dhe dëmton infrastrukturën rrugore. Sipas autoriteteve, tejkalimi i peshës së lejuar ndikon në kontrollin e automjetit, zgjat distancën e frenimit dhe rrit mundësinë e aksidenteve, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Basha merr vendim për kufizimin e qarkullimit të kamionëve mbi 20 tonë gjatë temperaturave të larta Kontrollet dhe masat ndaj shkelësve do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, ndërsa Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe transportuesve që të respektojnë kufijtë e lejuar të peshës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës “Mbrojtja e rrugëve tona dhe siguria e qytetarëve janë përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftim.

Burimi: Telegrafi