Komuna e Deçanit subvencionon 19 OJQ dhe klube sportive

0%

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar se janë nënshkruar marrëveshjet me përfaqësuesit e 19 organizatave joqeveritare dhe klubeve sportive që kanë përfituar subvencione nga thirrja publike për vitin 2026.

Sipas Ramosajt, kjo mbështetje synon të fuqizojë aktivitetet në fushën e rinisë, sportit dhe kulturës, duke krijuar mundësi për realizimin e projekteve të ndryshme në shërbim të komunitetit. “Jemi të përkushtuar që të vazhdojmë mbështetjen për rininë, sportin dhe kulturën, duke u krijuar mundësi për realizimin e projekteve të tyre në fusha të ndryshme”, ka shkruar Ramosaj.

Ai ka theksuar se pret që kjo mbështetje të sjellë rezultate pozitive për komunën dhe qytetarët e Deçanit, duke u uruar sukses organizatave dhe klubeve përfituese në realizimin e synimeve të tyre. “Besoj se kjo mbështetje do të shndërrohet në rezultate pozitive për komunën dhe qytetarët tanë”, ka thënë kryetari Ramosaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi