Inspektohen auto-parkingjet në 4 komuna, identifikohen shmangie tatimi

0%

Një aksion inspektues në disa auto-parkingje në Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan është realizuar dje. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar shkelje të ndryshme ligjore, duke theksuar shmangien nga tatimi në pronë.

“Njësitet policore të DHKEK-së në koordinim dhe bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë, kanë realizuar një aksion inspektimi në disa auto-parkingje në qytete të ndryshme si Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan. Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga autoritetet sipas kompetencës ”, njofton PK.

Burimi: Bota Sot