Esat Shala intervistohet në polici për kanosje, pas një paraqitjeje

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person me inicialet Sh.B. është paraqitur të premten në Stacionin Policor në Prizren, duke pretenduar se është ndier i kanosur pas publikimit të një interviste në media. Sipas Policisë, në intervistën e publikuar, Sh.B. ishte përmendur si i dyshuar për krime lufte.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”. Personi ndaj të cilit është paraqitur ankesa, Esat Shala., është ftuar dhe intervistuar nga Policia në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit.

Paraqitet vetë në Policinë e Prizrenit personi që u përmend si pjesëtar i grupeve paramilitare serbe Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari E.SH. është liruar në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndryshe, Esat Shala mbrëmë në Klan Kosova deklaroi se një i dyshuar për krime lufte në Krushë të Madhe po lëvizte lirshëm nëpër Prizren, për çka edhe dha iniciale.

Burimi: Telegrafi