Emra të mëdhenj në formacionin “dëshpërues” të Botërorit

0%

Shpërndaje në: Në Kupën e Botës kishte pritshmëri të mëdha nga emra të mëdhenj të futbollit. Por, një pjesë e tyre janë kthyer në dëshpërim të Botërorit në Kanada, Meksikë e SHBA. Mediumi “Bleacher Report” ka përzgjedhur 11 lojtarët që nuk shfaqën atë që është pritur.

Në portë e ka vendosur Manuel Neuerin, ndërsa mbrojtjen e ka kompletuar me Reece Jamesin, Gabrielin, Jonathan Tahun dhe Lucas Dignen. Në mesfushë ka përzgjedhur Federico Valverden, Vitinhan, Noni Madueken dhe Leroy Sanen. Ndërkohë, sulmin e ka kompletuar me Yan Diomanden dhe Cristiano Ronaldon.

Selektor të formacionit dëshpërues të Botërorit, ky medium e ka zgjedhur Roberto Martinezin, i cili më pas u largua nga Portugalia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha