Akuzoi shtetasin turk, vetë përfundoi i dyshuar – nis procedurë ndaj

0%

Policia ka bërë të ditur se shtetasi turk për të cilin u raportua nëpër media se u arrestua për Masakrën e Krushës, shkoi në stacion për t’u ankuar se emri i tij është përmendur në një emision si i dyshuar për krime lufte, dhe se për këtë ndihet i kanosur.

“Sot, më datë , personi mashkull Sh.B., është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren dhe ka paraqitur ankesë, duke pretenduar se pas publikimit të një interviste në media, në të cilën ai është përmendur si i dyshuar për krime lufte, ai ndihet i kanosur. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘Kanosje’”, tha policia.

Tutje bëhet e ditur thuhet se Esat Shala, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit, ku më pas është liruar në procedurë të rregullt. Akuzat për krime lufte, Shala i hodhi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekskluzive | Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com