Shpërndaje në: Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mosdeklarim të saktë të pasurisë, duke e dënuar me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600.00 euro Me 2 vjet burg e 5 mijë euro gjobë, është dënuar ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Prokuroria Speciale e akuzoi Ahmetin për mosdeklarimin e 118 mijë e 200 eurove të depozituara në llogaritë e tij personale, si dhe të 54 mijë e 400 euro të pranuara në llogaritë e nënës së tij, duke e çuar shumën totale të mjeteve të padeklaruara në 172 mijë e 600 euro. Vendimi u shpall të premten nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Leon Perlaska.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit Sh.
A. për veprën penale Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 430 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal te Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Dënimi me burgim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa gjoba duhet të paguhet brenda tre muajve nga plotfuqishmëria e vendimit, thuhet në vendim. Përveç dënimit kryesor, Ahmeti u obligua të paguajë edhe 100 euro për paushallin gjyqësor dhe 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave.
Ndërkaq, Gjykata ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale për konfiskimin e shumës së mjeteve të padeklaruara. Edhe LAJMET E MBRËMJES 10 muaj më parë Ekspertët mbrojnë raportin ku thuhet se Murseli e Plava s’kanë çrregullime mendore Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale në dhjetor të vitit 2025, Ahmeti, gjatë kohës sa ishte kryetar i Komunës së Prishtinës, nga viti 2018 deri në vitin 2022, nuk kishte deklaruar saktë pasurinë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Një ditë më parë para Gjykatës Themelore, Ahmeti u deklarua i pafajshëm dhe tha se shuma prej 172.600 eurosh ishte ndihmë financiare nga familja e tij, dhe theksoi se disa herë i është nënshtruar kontrollit të pasurisë nga Agjencia. Egzona Mema
