Një person që kërkohej nga Policia e Kosovës nën dyshimet për përfshirje në së paku dy raste të vjedhjes së rëndë ka rënë në prangat e policisë.
Burimet të Sinjalit bëjnë me dije se me datën 22 korrik, Policia e Stacionit Policor në Ferizaj ka arrestuar një person të kërkuar për së paku dy raste të vjedhjes së rëndë, i cili gjendej në listën e personave në kërkim nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren.
I arrestuari është Bexhet Asllani, rreth 33 vjeç, nga Ferizaj, i cili ndodhej në listën e personave në kërkim për veprën penale “Vjedhje e rëndë” , i cili dyshohet për së paku dy raste të kësaj vepre penale. Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim policor për 48 orë.
Asllani konsiderohet recidivist, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe më herët në vepra të ngjashme penale. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
