Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten pasdite në fshatin Baicë të Istogut. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth orës , Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baicë-Istog.
Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Rugova për Telegrafin. Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë për trajtim mjekësor. “Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.
Policia e Kosovës është duke i hetuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. / Telegrafi
