Zyra e BE-së në Kosovë: Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe apolitik

0%

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të përmbahen nga ushtrimi i presionit ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe anëtarëve të tij gjatë procesit të vendimmarrjes.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, BE-ja thekson se një gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe apolitik është themelor për sundimin e ligjit, si në Bashkimin Evropian ashtu edhe në Kosovë. “BE-ja u bën thirrje të gjitha subjekteve politike të përmbahen nga ushtrimi i presionit ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe anëtarëve të tij në vendimmarrje.

Një gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe apolitik është themelor për sundimin e ligjit në Bashkimin Evropian dhe në Kosovë” , thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë. KGJK pritet që në mbledhjen që do ta mbajë nesër (të premten) diskutojë rreth tërheqjes së dorëheqjeve nga gjyqtarët nga komuniteti serb.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pika 9 e rëndit të ditës është paraparë të jetë diskutimi rreth njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve. Ata kishin dhënë dorëheqje në nëntor 2022.

Burimi: Bota Sot