​Sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA-s në Gjirin Persik, SHBA heton

0%

Sulmet me dronë iranianë ndaj objekteve të CIA-s në Gjirin Persik kanë shtyrë agjencitë e inteligjencës amerikane të hetojnë mundësinë e përfshirjes ruse, qoftë përmes ofrimit të informacionit mbi objektivat ose teknologjisë së përparuar, raportuan dy zyrtarë amerikan. Të paktën dy objekte të CIA-s u goditën në mars.

Njëra ishte në kompleksin e ambasadës amerikane në Riad, Arabi Saudite , dhe e dyta ishte në Irakun lindor. Disa burime thanë se ishin shënjestruar edhe vende të tjera të CIA-s, por nuk dhanë detaje. Zyrtarët perëndimorë në rajonin e Gjirit dyshojnë se Rusia e ndihmoi Iranin të përmirësonte aftësinë e dronëve të tij Shahed për të goditur objektivat me saktësi ekstreme.

Analistët amerikanë vlerësojnë se dy Shahed të përparuar u përdorën në sulmin ndaj ambasadës amerikane në Riad . Saktësia e shënjestrimit të Shahed-136 iraniane u përmirësua falë sistemit rus të navigimit satelitor Kometa-M, tha një burim tjetër. Kremlini e mohoi këtë informacion, duke e quajtur “lajm të rremë”, pas një raporti të ngjashëm nga Wall Street Journal në mars.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Daniel Hoffman, një ish-shef i stacionit të CIA-s, nuk mendon se do të ishte e habitshme nëse Moska do të ndihmonte Teheranin të godiste objektet e CIA-s, duke pasur parasysh bashkëpunimin strategjik midis Rusisë dhe Iranit. “ Ata po përpiqen të zvogëlojnë ose eliminojnë ndikimin amerikan në zonat që i kanë përcaktuar si sferat e tyre të ndikimit” , tha ai.

Burimi: Bota Sot