Shfaqën banerin “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i

0%

Larne ka dalë me një reagim zyrtar pas ngjarjes që ndodhi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Crvena Zvezdës, e vlefshme për fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku në tribunë u shfaq një flamur me mesazh politik. Klubi irlandez njoftoi se, sapo flamuri u identifikua nga stafi përgjegjës për sigurinë, u ndërmorën menjëherë veprimet për largimin e tij nga stadiumi.

“Larne FC është në dijeni të një fotografie që po qarkullon nga ndeshja e mbrëmshme e Ligës së Kampionëve kundër FK Crvena Zvezda në Inver Park”. “Gjatë pjesës së parë, një flamur me përmbajtje politike u shfaq mbi tabelat reklamuese në tribunën McKay. Sapo kjo u vu re, stafi i sigurisë së stadiumit reagoi menjëherë për ta hequr flamurin”.

“Mbrëmja e kaluar ishte historike për klubin, qytetin dhe gjithë komunitetin, duke mirëpritur një klub me madhësinë, reputacionin dhe historinë e FK Crvena Zvezda në stadiumin tonë. Kjo nuk duhet të zbehet nga veprimi i një individi të vetëm, i cili nuk është tifoz i Larne FC dhe ishte i pranishëm si neutral në tribunën vendase”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Si klub, theksojmë edhe një herë që simbolet dhe shfaqjet politike nuk kanë vend në futboll ”, thuhet në njoftimin e klubit irlandez. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com