Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet

0%

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë, çka ka nxitur përplasje të reja në terren.

Në vijim të kësaj, forcat e rendit kanë kryer 4 shoqërime të tjera, duke e çuar në 9 numrin e të shoqëruarve , duke i dërguar protestuesit drejt ambientit të Komisariatit Nr. 1. Situata mbetet e qetë për momentin, ndërsa efektivët po vijojnë përpjekjet për largimin e turmës nga hyrja e Kuvendit. /euronews

Burimi: Telegrafi