Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim

0%

Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur në Vushtrri sot rreth orës , ndërsa katër të dyshuar janë shoqëruar në polici për intervistim. “Sot, rreth orës , Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person është plagosur nga arma e zjarrit. Personi i lënduar mashkull madhor, është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia po ndërmerr veprime te nevojshme operative dhe hetimore, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar. Në kuadër të veprimeve fillestare hetimore, janë shoqëruar për intervistim katër persona si të dyshuar për pjesëmarrje ne ngjarje.

Rrjedha hetimore po zhvillohet në koordinim me Prokurorin kompetent”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha