Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 deri 11 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 24 deri 29 gradë. Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e lehtë deri mesatare 2–7 m/s.
Burimi:
Telegrafi
