E rëndë në Tiranë: Betonierja bie nga rrethrrotullimi, dy të vdekur e

0%

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut. Një betoniere ka rënë nga lartësia pasi është përplasur me ‘Audin’. Nga aksidenti i rëndë kanë humbur jetën të dy personat që ndodheshin në betoniere, të dy shtetas të huaj, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i ‘Audit’. Viktimat janë identifikuar si Mohamed Lotf, 30 vjeç dhe Mohamed Ali, 40 vjeç.

Drejtuesi i mjetit ‘Audi’, 28-vjeçari Roland Nuri ndodhet në spital dhe sipas informacioneve paraprake është në gjendje stabël. Raportohet se viktimat që ndodheshin në betoniere janë shtetas të huaj, të cilët kishin ardhur në vendin tonë me një kontratë pune, shkruan Tch.

Policia sqaron se pas përplasjes betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com