Malisheva pret fitore të re evropiane, sot përballet me Hibernianin

0%

Malisheva vazhdon sot aventurën në garat evropiane, teksa do të përballet me skuadrën skoceze Hibernian në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora , ku malishevasit synojnë të hedhin një tjetër hap drejt fazës së tretë kualifikuese.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Brdaric vjen në këtë përballje me moral të lartë, pasi në raundin e parë eliminoi Vllazninë e Shkodrës, duke siguruar kualifikimin e parë evropian në historinë e klubit. Tashmë, përballë ka një kundërshtar me përvojë të madhe ndërkombëtare, por Malisheva synon të shfrytëzojë faktorin vendas për të marrë një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit në Skoci.

Hibernian, një nga klubet tradicionale të futbollit skocez, e nis sezonin evropian pikërisht me sfidën ndaj Malishevës, ndërsa fituesi i kësaj dysheje do të avancojë në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot