Kryeqyteti i Prishtinës ka njoftuar se faza e pestë e dezinsektimit hapësinor për k ët ë vit do të fillojë më 27 korrik, duke nisur nga ora . Sipas njoftimit, aplikimi i larvicideve do të zhvillohet më 27 dhe 28 korrik duke filluar nga ora , sipas planit dinamik të operimit.
Komuna ka bërë të ditur se datat dhe lagjet e përfshira në këtë fazë janë publikuar në planin shoqërues të njoftimit. Ndërsa, Kryeqyteti u ka bërë thirrje qytetarëve, mediave dhe shoqatave të bletarëve që ta kenë parasysh këtë njoftim gjatë zhvillimit të aktivitetit.
Po ashtu, është theksuar se realizimi i dezinsektimit varet nga kushtet atmosferike dhe se datat e planifikuara mund të ndryshojnë në rast të motit të pafavorshëm.
