Një kontroll rutinë i Policisë në orët e para të mëngjesit ka çuar në procedimin penal të një 20-vjeçari në Gjakovë, pasi në çantën e tij u gjet një sprej, posedimi i të cilit ndalohet sipas ligjit në Kosovë, raporton Sinjali. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Edonis Palin (20-vjeç).
Sipas burimeve, ai u ndal rreth orës në Sheshin “Agron Rama”, ku zyrtarët e Njësisë për Reagim të Shpejtë po zhvillonin kontrolle rutinë. Gjatë bastisjes, policët gjetën në çantën e dorës një sprej, i cili u sekuestrua si provë materiale.
Siç mëson Sinjali, në deklarimin e tij para hetuesve, 20-vjeçari ka thënë se sprejin e kishte sjellë nga Zvicra dhe se nuk kishte qenë në dijeni se posedimi i tij është i ndaluar në Kosovë. Me urdhër të Prokurorit, ndaj tij u iniciua procedurë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
