Në ditën e 54-t të protestës dhe rezistencës popullore në Tiranë për rrëzimin e qeverisë, largimin e Edi Ramës, Sali Berishës dhe klasës së vjetër politike, qytetarët nuk i kanë munguar apo kursyer thirrjet dhe parullat e tyre plotë sarkazëm, ironi dhe shpoti.
Të mbledhur në sheshin “Skënderbej” sot, pak para se të nisnin marshimin e përnatshëm dhe të kthyer në një rit të jashtëzakonshëm, ata mbanin pankartat dhe parullat e larmishme. Spikasnin ato me goditje të sistemit të vjetër politik, apo “matematikës së Zeqinesë”. Pankarta nga protesta Qytetarët shpreheshin ndër të tjera për qëndresën e tyre dhe arsyet e forta për të vazhduar.
Më poshtë disa nga parullat dhe pankartat e protestës së sotme: “Ata shpresojnë të dorëzohemi, ne sa bëhemi më të vendosur” Ata numërojnë ditët, ne numërojmë arsyet” “Matematika e politikës shqiptare, hajde Zeqine hajde!” “Po për Evropën, jo për një sistem të vjetër” “Shpresa nuk fluturon, ajo qëndron” “Njihuni me liderët tanë” “Llogaridhënia nuk është opsion, është detyrë” Pankarta nga protesta
