BE-ja u bën thirrje partive politike të përmbahen nga presioni mbi

0%

Shpërndaje në: Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike që të përmbahen nga ushtrimi i presionit ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe anëtarëve të tij në vendimmarrje. Reagimi i BE-së vjen pas postimeve të disa deputetëve të partisë në pushtet lidhur me KGJK-në. KGJK-ja të premten shqyrton tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë në veri.

Gjyqtarët kishin dorëzuar dorëheqjet në vitin 2022. “BE-ja në Kosovë i bën thirrje gjitha partive politike të përmbahen nga ushtrimi i presionit mbi Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe anëtarët e tij në vendimmarrjen e tyre. Një gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe apolitik është themelor për sundimin e ligjit në BE dhe në Kosovë”, thuhet në reagimin e BE-së.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, në një postim në Facebook ka shkruar se “ka dyshime se 5 anëtarë shqiptarë të KGJK-së po synojnë t’i kthejnë në punë gjyqtarët e Vuçiqit”. “Gjyqtarët serbë kishin dhënë dorëheqjen me urdhrin e Vuçiqit. Tash të njëjtit – prapë me urdhër të Vuçiqit – po kërkojnë të kthehen në detyrë pa asnjë procedurë!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ka dyshime se 5 anëtarë shqiptarë në KGJK po synojnë t’i kthejnë në punë këta gjyqtarët e Vuçiqit, edhe pse është komplet e kundërligjshme. E kanë obligim ligjor e moral që dorëheqjet të procedohen sa më shpejtë te Presidentja”, ka shkruar ajo.

Edhe Arbëri 11 muaj më parë BE-ja u bën thirrje partive ta respektojnë vendimin e Kushtetueses E lidhur me këtë çështje kanë postuar në Facebook edhe deputetët tjerë të VV-së, Adriana Matoshi e Mefail Bajqinovci. Matoshi tha se “po do me besu që s’ka shqiptarë që ja bon argatin Vuçiqit”.

E Bajqinovci tha se kryetari i KGJK-së Rrustem Thaqi dhe çdo anëtar aty duhet të deklarohet publikisht se nuk do të lejohet kthimi i gjyqtarëve serbë. “Do t’ishte shkelje me vepru ndryshe, ose më mirë thënë nën presionin e Vuçiqit”, ka shkruar Bajqinovci.

Ditë më parë, Këshilli Prokurorial i Kosovës refuzoi kërkesat për tërheqje të dorëheqjeve të prokurorëve serbë, e një ditë më vonë, Haxhiu miratoi dorëheqjet e tyre nga sistemi. Kjo nxiti reagime të mëdha të ambasadave dhe Bashkimit Evropian.

Edhe Arbëri 1 j. më parë Deklarata fashiste e ministres serbe dënohet nga BE-ja, Kosova dhe një pjesë e opozitës në Serbi Prokurorë, gjyqtarë, policë e kryetarë të komunave në veri patën dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022, si shenjë revolte ndaj zhvillimeve në këtë pjesë të Kosovës. Derisa dorëheqjet e policëve ishin pranuar, ato të prokurorëve e gjyqtarëve ishin lënë pezull deri tash.

Burimi: Koha