Shpërndaje në: Një person është arrestuar në Skenderaj nën dyshimin se aksidentalisht e ka plagosur me armë zjarri një person tjetër. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa i dyshuari më pastaj është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.
Rasti është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
