Aksidenti i rëndë me dy të vdekur në Tiranë, momenti kur betonierja

0%

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar duke rënë nga një urë, ku si pasojë dy persona kanë vdekur dhe një është lënduar. Betonierja ka rënë nga lartësia pasi është përplasur me “Audin”, ndërkaq A2cnn ka publikuar momentet e përplasjes së automjetit.

Nga aksidenti i rëndë kanë humbur jetën të dy personat që ndodheshin në betoniere, ndërsa ka mbetur i lënduar drejtuesi i “Audit”, i cili ndodhet në spital dhe sipas informacioneve paraprake është në gjendje stabile. Raportohet se viktimat që ndodheshin në betoniere janë shtetas të huaj, të cilët kishin ardhur në vendin tonë me një kontratë pune.

Policia sqaron se pas përplasjes betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi