Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një

0%

– Aksidenti në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, ku një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës në fshatin Studime. ” Rreth orës , në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Studime, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete.

Aksidenti ka rezultuar me pasoja fatale, ku një femër raportohet se ka humbur jetën dhe disa persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore “, ka deklaruar Hoxha. Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë reaguar ekipet emergjente dhe zjarrfikësit, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. “

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë reaguar në vendin e ngjarjes, derisa policia po zhvillon hetime për të konstatuar shkaqet e aksidentit “, tha Hoxha. Ai ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik, duke theksuar se ditëve të fundit janë shënuar disa aksidente me pasoja fatale. “D itëve të fundit ka pasur raportime për humbje jetësh nëpër rrugët tona si pasojë e aksidenteve në trafik.

Policia po punon me ekipet e saj për parandalimin e tyre dhe marrjen e masave operative. Kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e trafikut dhe kushtet e rrugës.

Mos t’i përdorin telefonat gjatë vozitjes, sepse shpërqendrimi gjatë vozitjes mund të jetë fatal për ta dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik” , ka përfunduar Hoxha. – Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, dyshohet për viktima Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se aksidenti ka shkaktuar viktima, ndërsa raportohet edhe për persona të lënduar. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa sipas raportimeve të para dyshohet se njëri prej tyre ka kaluar në kahun e kundërt të lëvizjes, duke shkaktuar përplasjen.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, ndërsa pritet që Policia e Kosovës të dalë me detaje lidhur me rastin. Telegrafi ka tentuar të kontaktojë me Policinë Rajonale të Kosovës për Mitrovicë, ndërsa është në pritje të një përgjigje.

Burimi: Bota Sot