AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma

0%

Netflix ka njoftuar se Al gjeneruese është përdorur tashmë në rreth 300 tituj gjatë vitit 2026, kryesisht në fazën e postproduksionit. Bashkëdrejtori ekzekutiv, Ted Sarandos, tha se Al po i ndihmon të krijojnë skena që do të kishin qenë shumë të kushtueshme ose do të kërkonin shumë kohë për t’u realizuar me metodat tradicionale.

Kjo përfshin rikrijimin e betejave historike dhe gjenerimin e pamjeve panoramike hyrëse. Kompania thotë se tani Al mbështet prodhimet që nga faza e konceptit fillestar e deri te montazha dhe dorëzimi përfundimtar. Netflix zbuloi gjithashtu se së fundmi ka publikuar një dokumentar që përmban 17 minuta pamje të përmirësuara me Al.

Ky është një nga treguesit më të qartë deri më tani se Al gjeneruese po bëhet pjesë e prodhimit të zakonshëm të filmave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi