Një person dyshohet se është sulmuar me thikë nga dy persona të panjohur në Prishtinë. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më , kur viktima shtetas i huaj ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij është sulmuar. Nga ky rast mësohet se viktima ka pësuar lëndime në duar dhe ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Policia bën të ditur se rasti po hetohet, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i rastit.
Burimi:
Kallxo
