“150 euro në muaj për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik

0%

Ministria e Shëndetësisë vazhdon zbatimin e politikave që synojnë mbështetjen dhe motivimin e profesionistëve shëndetësorë, duke forcuar njëkohësisht sistemin publik të kujdesit shëndetësor.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet se edhe këtë vit është nënshkruar vendimi për vazhdimin e shtesës prej 150 euro në muaj për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik shëndetësor. “Kjo politikë ka për qëllim të kontribuojë në fuqizimin e sektorit publik shëndetësor, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e mjekëve që angazhohen ekskluzivisht në sektorin publik.

I falënderojmë për kontributin e tyre dhe u urojmë shëndet e suksese në punë”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi