Manchester United ka vendosur ta bëjë mesfushën prioritetin kryesor të afatit kalimtar të verës, duke investuar rreth 100 milionë euro për afrimin e dy lojtarëve: Andrey Santos dhe Youri Tielemans.
Pas rikthimit në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas tre sezonesh, trajneri Michael Carrick ka nisur rindërtimin e skuadrës me synimin për ta bërë United sërish konkurrues në të gjitha frontet.
Santos, zgjedhja pas dështimit për Anderson Fillimisht, objektivi kryesor i United ishte Elliot Anderson, por interesimi i Manchester Cityt dhe çmimi i lartë i kartonit bënë që “Djajtë e Kuq” të ndryshonin planet. Klubi anglez më pas siguroi shërbimet e Andrey Santos nga Chelsea për 56 milionë euro. “Jam shumë i emocionuar që do të punoj me Michael Carrick.
Ai është trajneri ideal për të më ndihmuar të zhvillohem dhe të bëj hapin e radhës në karrierë”, tha braziliani gjatë prezantimit. Edhe drejtori sportiv Jason Wilcox vlerësoi potencialin e mesfushorit. “Pavarësisht përvojës që ka fituar deri tani, Andrey ka ende një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar më tej”, deklaroi ai.
Santos debutoi menjëherë në ndeshjen e parë miqësore të parasezonit ndaj Wrexhamit, ku ishte titullar në mesfushë përkrah Mason Mount. Andrey’s first day at United, #ShotOnSnapdragon 🤙 🤳 @Snapdragon pic.twitter.com/wUvYroqV1l — Manchester United (@ManUtd) July 13, 2026 Tielemans sjell përvojë në “Old Trafford”
Përveç Santosit, Manchester United kompletoi edhe transferimin e Youri Tielemans nga Aston Villa, duke aktivizuar klauzolën e lirimit prej 41 milionë eurosh. Belgu pritet të jetë lojtari që do t’i japë më shumë kontroll dhe kreativitet mesfushës së Carrick. “Është një privilegj i madh të bëhem pjesë e Manchester United.
Të nënshkruaj për këtë klub është realizimi i një ëndrre”, tha Tielemans pas prezantimit. Wilcox shtoi se mesfushori belg ka dëshmuar prej vitesh cilësinë e tij në Ligën Premier. “Ai ka qenë një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit anglez gjatë shtatë sezoneve të fundit.
Përveç cilësive teknike, ai ka edhe mentalitetin e duhur për të pasur sukses te Manchester United”, u shpreh drejtori sportiv. ☎️ When Manchester United call, you don’t think twice. pic.twitter.com/9MsGHelapj — Manchester United (@ManUtd) July 14, 2026 Man Utd kërkon edhe një mesfushor defensiv Puna e Man United në merkato nuk pritet të përfundojë me kaq.
Carrick dëshiron të afrojë edhe një mesfushor me tipare më mbrojtëse, veçanërisht pas largimit të Casemiros. Objektivi kryesor ishte Aurélien Tchouaméni, por francezi rinovoi kontratën me Real Madridin deri në vitin 2031. Si alternativa, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë emra si Felix Nmecha, Carlos Baleba, Sander Berge, Alex Scott dhe Manu Koné.
Vendimet e fundit të klubit mund të varen edhe nga gjendja e Manuel Ugarte, i cili pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar gjatë Kupës së Botës 2026.
