Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe këngëtari i mirënjohur, Yll Limani kanë dhuruar disa instrumente si donacion për shkollënë e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Rama tha se komuna po investon edhe në art e kulturë dhe se e ardhmja do të jetë më e ndritshme për brezat e rinj, duke falënduar këngëtarin për kontributin e bërë.
Rama: Përveq asfaltit e kanalizimit, Komuna po investon edhe në art e kulturë “Po unë veç dua me e falënderu shumë Yllin për kontributin e mrekullueshëm që ia ka bërë shkollës Prenk Jakova. Edhe tash me iniciativën e fundit kemi pasur koncertin e mrekullueshëm të Yllit, pra në këtë muaj.
Po ashtu me i treguar që kryeqyteti, përveç shtrimit të asfaltit, rregullimit të kanalizimit e shumë e shumë të tjera që duhet me i kry komuna, po ashtu investon edhe në art e kulturë. Edhe jemi shumë krenarë që në këtë aspekt e kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm me Yllin për me i ndihmuar edhe talentët e rinj në kryeqytet.
Pra që e ardhmja jonë të jetë edhe më e ndritshme për brezat e rinj”, tha Rama. Ndërsa, artisti Yll Limani tha se kjo nuk do të jetë mbëhtetja e vetme për këtë shkollë, duke u shprehur optimist se do të krijohen më shumë kushte dhe mundësi për talentët e rinj.
Limani: Besoj të krijohen kushte dhe mundësi për talentët e rinj, është më mirë për vendin “Ajo ka qenë më e pakta që kemi mundur me bërë. Atë çka kemi mundur me gjetë, me i sistemu gjërat rregullisht për atë sallë të shkollës, e kemi bërë. S’ka me qenë ajo gjëja e fundit që kemi me bërë për shkollën Prenk Jakova.
Unë besoj që sa më shumë krijohen kushte dhe mundësi që talentët e rinj që po na përcjellin tash me ardhur edhe me u arsimuar e me u edukuar, është më mirë për Prishtinën, për vendin, Kosovën”, shtoi Limani. E drejtori i shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, Driton Saqipi tha se ky institucion arsimor ka arritur në nivel artistik shumë të lartë.
Saqipi: Shkolla “Prenk Jakova” ka arritur në nivel artistik shumë të lartë “Jemi e vetmja shkollë artistike në kryeqytet edhe e kemi dëshmuar sidomos viteve të fundit. Kori, orkestra, baleti domethënë kanë arritur në nivel artistik shumë të lartë, kështu që ju falënderojmë për kryetarin, faleminderit edhe për Yllin, sepse me të vërtetë artistët e rinj e meritojnë.
Kështu shpresoj që edhe artistët e tjerë kanë me shkuar rrugës njëjtë si Ylli, sepse me të vërtetë kemi nevojë për mbështetje”, tha ai. Në mungesë të objektit të vet, shkolla “Prenk Jakova”, ka disa vite që funksionin në hapësirat e ndara ndara nga shkolla e mesme e mjekësisë “Ali Sokoli”
