Tre persona kanë humbur jetën të martën në Kosovë, dy prej tyre vdiqën si pasojë e aksidenteve në trafik, ndërsa rasti i tretë po hetohet nga autoritetet si “hetim i vdekjes”, pasi një person u gjet pa shenja jete në komunën e Vitisë. Aksidenti i parë me pasojë vdekjen ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Komoran të Drenasit.
Vetaksident me fatalitet në afërsi të Komoranit – vdes një person, lëndohen tre të tjerë Sipas Policisë së Kosovës, një veturë me targa vendore u përfshi në aksident, ku një grua humbi jetën. Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore pësuan edhe tre persona të tjerë – një burrë dhe dy gra. “Fsh. Komoran, Gllogoc / – .
Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku e përfshirë ka qenë një veturë me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, një femër kosovare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë një mashkull dhe dy femra kosovare të cilat kanë pësuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore ne Prishtinë për Obduksion.Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport. Një tjetër aksident fatal u regjistrua rreth orës në rrugën “Besim Ndreca” në Suharekë.
Vetaksident në Shirokë të Suharekës, vdes një 52 vjeçar Sipas policisë, drejtuesi i një veture humbi kontrollin mbi automjetin dhe u përplas me një objekt. Ai pësoi lëndime vdekjeprurëse dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. “Rr. Besim Ndreca, Suharekë / – .
Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar veturën, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur në një objekt. Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.Edhe në këtë rast, prokurori urdhëroi që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh. Ndërkohë, në Viti, rreth orës , një burrë u gjet pa shenja jete, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. “Viti/ – .
Lidhur me rastin nga mjeku kujdestar është konstatuar që viktima mashkull kosovar është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raport.
