“Humbëm një polic të përkushtuar”, shoku i shkollës me dedikim prekës

0%

Polici i NJRSh-së, Shaban Hajdari, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë varrezave të fshatit Morinë, në Kukës. Vdekja tragjike e 35-vjeçarit ka tronditur familjarët, miqtë dhe kolegët e tij. Shoku i tij, Gzim Kastrati, e ka kujtuar Hajdarin si një njeri me vlera, të përkushtuar dhe profesional në shërbim të Republikës së Kosovës.

Në një postim prekës, Kastrati ka shkruar: “Lamtumirë, shoku ynë i dashur, Shaban Hajdari. Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen tënde nga jeta. Humbëm një shok të mirë të shkollës, një njeri me vlera dhe një zyrtar policor të përkushtuar, i cili punoi me ndershmëri dhe profesionalizëm në shërbim të Republikës së Kosovës.

Kontributi yt i palodhshëm për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve do të mbetet gjithmonë i vlerësuar dhe i paharruar”. Kastrati ngushëlloi familjen Hajdari si dhe kolegët e të ndjerit të Policisë së Kosovës. “U prehsh në paqe, Shaban! Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot