Tragjedi në Prizren – 79-vjeçari gjendet i varur në objektin e

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku një 79-vjeçar është gjetur pa shenja jete në objektin përcjellës të shtëpisë së tij, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është Muharrem Osmanollaj rreth 79 vjeç.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 21 korrik, rreth orës , pasi familjarët kanë kërkuar ndihmën e Policisë. Nga informacionet e para, në momentin kur zona ishte përfshirë nga furtuna, i ndjeri ishte larguar për pak çaste nga familjarët dhe kishte shkuar në një objekt përcjellës të shtëpisë.

Pas kërkimeve, familjarët e kanë gjetur të varur me një litar të lidhur me një zinxhir, në katin e dytë të objektit. Sipas dëshmitarëve, familjarët e kanë zbritur trupin nga litari dhe e kanë vendosur në një dhomë, ndërsa menjëherë kanë njoftuar Policinë dhe Emergjencën. Ekipi mjekësor, pasi ka dalë në vendin e ngjarjes, ka konstatuar vdekjen e 79-vjeçarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit policorë, hetimet rajonale dhe njësitë e tjera kompetente, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është iniciuar si “ Vetëvrasje ”, ndërsa autoritetet po vazhdojnë procedurat hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com