Philipsen fiton etapën e 17-të të ‘Tour de France’, Pogaçar ruan

0%

Çiklisti belg Jasper Philipsen arriti fitoren e tij të parë në ‘Tour de France 2026’, duke triumfuar në sprint në etapën e 17-të, falë një pune të shkëlqyeshme të shokut të skuadrës, Mathieu van der Poel, i cili e udhëhoqi në mënyrë perfekte në metrat e fundit drejt vijës së finishit në Voiron.

Ky ishte suksesi i shtatë i Philipsenit në historinë e Tour-it dhe i treti radhazi për Belgjikën në këtë edicion, pas dy fitoreve të njëpasnjëshme të Remco Evenepoelit. Në vendin e dytë u rendit zvicerani Mauro Schmid (Jayco AlUla), ndërsa i treti përfundoi holandezi Olav Kooij (Decathlon CMA CGM), të dy fitues etapash në këtë edicion të garës.

Etapa prej 174.7 kilometrash, nga Chambéry në Voiron, u karakterizua nga një arratisje masive me rreth 40 çiklistë. Më pas u shkëputën gjashtë garues: Mads Pedersen, Ben Healy, Michal Kwiatkowski, Felix Engelhardt, Jasper Stuyven dhe Ed Planckaert. Stuyven provoi një sulm i vetëm rreth 50 kilometra para finishit, por u kap nga grupi i ndjekësve pak para katër kilometrave të fundit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo bëri që fituesi të vendosej në sprint, ku Alpecin-PremierTech dominoi falë punës së Van der Poelit. Lideri i renditjes për fanellën e gjelbër, Mads Pedersen, kishte shpenzuar shumë energji gjatë arratisjes dhe nuk pati fuqi në sprintin final. Ai mbetet në krye të renditjes me pikë, por Philipsen tani është vetëm shtatë pikë prapa tij.

Lufta për fanellën e gjelbër pritet të vendoset në sprintin përfundimtar të së dielës në Paris. Pogaçar pa telashe, por UAE humbet një ndihmës të rëndësishëm Favoritët për renditjen e përgjithshme nuk zhvilluan sulme në këtë etapë, pasi terreni malor ishte më i lehtë dhe sfidat kryesore i presin në Alpe.

Tadej Pogaçar mbrojti pa vështirësi fanellën e verdhë dhe mbërriti në finish bashkë me rivalët kryesorë, më shumë se 8 minuta e 45 sekonda pas Philipsenit. Megjithatë, skuadra UAE-XRG mori një goditje, pasi britaniku Adam Yates, një nga ndihmësit më të rëndësishëm të Pogaçarit në mal, humbi shumë kohë për shkak të problemeve me stomakun.

Drejtori i ekipit, Mauro Gianetti, bëri të ditur se Yates kishte të vjella pas kronometrit dhe gjatë etapës ndihej pa energji, duke shpresuar se do të rikuperohet brenda 24 deri në 48 orëve. Në mëngjes u bë e ditur se të gjithë pjesëmarrësit e ‘Tour de France’ iu nënshtruan testeve antidoping nga International Testing Agency (ITA).

Agjencia kishte qenë në qendër të kritikave ditët e fundit për kontrollet e zhvilluara gjatë natës ndaj disa çiklistëve, përfshirë Pogacarin dhe Jonas Vingegaardin. Të enjten nis trilogjia vendimtare alpine me etapën e 18-të, nga Voiron në Orcières-Merlette, e gjatë 185.2 kilometra.

Etapa përfshin pesë ngjitje të kategorizuara, mes tyre dy të kategorisë së parë, dhe një diferencë lartësie prej 3.900 metrash.

Në letër, ajo favorizon një arratisje, ndërsa pretendentët për podium pritet të ruajnë forcat për etapat shumë të vështira të së premtes dhe së shtunës, të cilat përfundojnë në legjendaren Alpe d’Huez dhe pritet të jenë vendimtare për renditjen përfundimtare të Tour de France 2026. Etapa e 17-të 1. Jasper Philipsen (Alpecin-Premier Tech) 03h 41′ 13′-B:10 2.

Mauro Schmid (Team Jayco Alula) 03h 41′ 13” B:6 3. Olav Kooij (Decathlon CMA CGM Team) 03h 41′ 13′-B:4 4. Lewis Askey (NSN Cycling Team) 03h 41′ 13 5. Rick Pluimers (Tudor Pro Cycling Team) 03h 41′ 13 6. Clement Russo (Groupama-FDJ United) 03h 41′ 13 7. Huub Artz (Lotto Intermarche) 03h 41′ 13 8. Mads. Pedersen (LIDL-TREK) 03h 41′ 13 9. Michael Matthews (Team Jayco Alula) 03h 41′ 13 10.

Aaron Gate (XDS Astana Team) 03h 41′ 13 Renditja e përgjithshme 1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 60h 04′ 17 2. Remco Evenepoel (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 00h 04′ 32 3. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 00h 06′ 51 4. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 07′ 11 5. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 09′ 22 6. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 10′ 14 7.

Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 12′ 50 8. Tom Pidcock (Pinarello-Q36.5 Pro Cycling Team) + 00h 12′ 58 9. Jordan Jegat (Totalenergies) + 00h 14′ 04” 10 Yannis Voisard (Tudor Pro Cycling Team) + 00h 24′ 18

Burimi: Bota Sot